Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana, ka reaguar për mediat në lidhje me situatën e menaxhimit të mbetjeve në qytet.

Arabna thotë se situata e mospastrimit të plehrave ka ardhur si pasojë e përfundimit të kontratës që bashkia e Shijakut ka pasur me landfillin e Sharrës.

Kryebashkiaku shprehet se marrëveshja ka përfunduar më datë 18 gusht dhe tashmë po negociohet për një marrëveshje të re, e cila sipas tij për shkak të procedurave do të nënshkruhet deri të martën.

“Mbetjet që gjenerohen në bashkinë e Shijakut kanë dy ditë që nuk pastrohen. Kjo ka ardhur si pasojë se ne kemi pasur deri më datë 18 një marrëveshje me lanfillin e Sharrës, kjo marrëveshje ka mbaruar. Na kërkohet të lidhim një kontratë, e cila ka anët proceduriale që duhet ti zbatojmë. Me lidhjen e kontratës lidhen efektet financiare. Janë disa gjëra që duhet të kalohen në këshill, duhet miratimi i Prefektit, për të vazhduar më tej me lidhjen e marrëveshjes.

Ne kemi patur një marrëveshje me lanfillin e Sharrës, na kanë lënë 10 ditë kohë, ditën e hënë maksimumi ditën e martë, marrëveshja do jetë e kryer.”, shprehet Arbana.

Ndërkohë, kryebashkiaku Arbana, i bënë thirrje landfillit të Sharrës që deri sa të firmoset marrëveshja, t`i lejojnë që të depozitojnë mbetjet në landfill, sepse në bashkinë e Shijakut nuk ka asnjë të tillë të miratuar apo në projekt.