Kanë dalë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë, 13 personat e arrestuar tri ditë më parë në kuadër të operacionit “Winter”, të cilët akuzohen se shisnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.
Seanca gjyqësore nën drejtimin e gjyqtares Suela Xhani po zhvillohet pa praninë e medieve.
Të arrestuarit janë:
Renaldo Gjondeda 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
Rudi Dimni 29 vjeç, banues në Kavajë;
Elion Danai 22 vjeç, banues në Kavajë;
Rexhep Lushka 25 vjeç, banues në Kavajë;
Ramazan Kola 19 vjeç, banues në Kavajë;
Alesio Shaba 23 vjeç, banues në Kavajë;
Rei Shaba 21 vjeç, banues në Kavajë;
Endri Meçja 29 vjeç, banues në Kavajë;
Besnik Belba 33 vjeç, banues në Kavajë;
Serxho Abazi 25 vjeç, banues në Kavajë;
Kujtim Veizi 52 vjeç, banues në Kavajë;
Bardhyl Dumullaku 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
Arben Xhihani 38 vjeç, banues në Kavajë.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Strukturat e DVP Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Winter” tri ditë më parë, gjatë të cilit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetasit si më lart, teksa nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, banues në Kavajë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.