Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar në Shijak, i cili shiste kokainë. 

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Dorjan Sherifi u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zona”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 27 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak”, njofton policia.