Natasha Shuteriqi Poroçani është shkrimtarja më e mirë e letërsisë për fëmijë në edicionin e 25-të të Panairit të Librit të mbajtur edhe këtë vit në Tiranë.

Suksesi i saj ishte i pritshëm, duke qenë se edhe më parë Poroçani është përballur me lexuesin dhe është pritur mjaft mirë nga ta.

Lexuesit e saj janë një target grup i veçantë, por aspak i thjeshtë për t’i kënaqur shijet: fëmijët!

Natasha, ndër të tjera angazhime, është gjithashtu pedagoge ne fakultetin e edukimit në universitetin ‘Aleksandër Moisiu” në qytet, ç’ka bëri që t’i përgjigjej menjëherë ftesës së “DurrësLajm” për të ndarë me ne emocionet e para pas këtj vlerësimi.

Pyetja që duket se zë më shumë vend është të kuptojmë sa e vështirë është të shkruash për fëmijët? Cila është fabula e “Kalendari i ëndrrave të mollës”, libri fitues i çmimit? Çfarë po ndodh me librin me seri “Bëmat e Estes dhe Kokosë” që e bëri të njohur dhe cili është raporti i saj me lexuesit durrsak?

Ajo nuk heziton të jap edhe tre sugjerime që duhet të jenë me doemos në bibliotekat e lexuesve të vegjël…

Natasha Poroçani Shuteriqi është një vlerë e shtuar e letërsisë që shkruhet në shqip, duke hapur dritare të reja, plot dritë, për ata që do të na shpien drejt së ardhmes.

H.H