Rreth orës 4 të mëngjesit, një lokal në zonën e Qafë Shtamës është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht së bashku me bujtinën përreth.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas pronarit të objektit, Bukurosh Balliu, dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë luhatjet e tensionit elektrik, të shkaktuara nga erërat e forta. Këto luhatje mendohet se kanë krijuar shkëndija elektrike, të cilat më pas kanë çuar në përhapjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin plotësisht shkaqet e zjarrit.





