Shkrumbohet një supermarket në zonën e Plepave, në Durrës.
Zjarri i rënë në ambientet e subjektit privat ka shkrumbuar gjithçka siç duket edhe në pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon.
Nuk dihen ende se çfarë i shkaktoi flakët, që përfshinë supermarketin Diambe, por dëmi material është i konsiderueshëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë gjatë natës mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por do të jenë hetimet që pritet të zbardhin shkakun e zjarrit, që shkrumboi biznesin privat.