Shkrumbohet nga flakët një banesë në zonën e Plazhit në Durrës dhe kanë shpëtuar për mrekulli familjarët, ndërkohë që një fëmijë është dërguar me urgjencë në spital pasi është asfiksuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-rajoni i policisë në Plazh, ku ka marrë flakë kjo banesë në katin e dytë të pallatit.

Nga të dhënat e para që mëson “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes, në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 4 njësi të forcave zjarrfikëse, ndërkohë që fëmija që ndodhej brenda apartamentit u asfiksua nga tymi. Është ndërhyrë me shkallët e zjarrfikëses nga katet më lart, që u bë e mundur nxjerrja e të miturit nga banesa dhe dërgimi me autoambulancë drejt urgjencës dhe momentalisht ndodhet te reparti i Pediatrisë jashtë rrezikut për jetën.

Në video momenti i shpëtimit të fëmijës:

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërkohë që është evakuuar gjithë pallati.

Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, pasi e gjithë banesa është shkrumbuar.

Ndiqni për më shumë pamjet më poshtë nga operatori Denis Simaku.