Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare kanë shmangur një tragjedi në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit.
Sipas policisë, një mjet lundrues turistik, që ishte nisur nga Mali i Zi, ka pësuar defekt në gjirin e Durrësit dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas të huaj (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).
Blutë e qarkut sqarojnë, se shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
📍Gjiri i Durrësit
Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.
Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.
4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.