Spanjë – Për shtatë nga çiklistët e kombëtares Gjermane stërvitja e fundit mund të kishte qenë dramatike. Një aksident ndodhi në rrugët e Mallorcas, aty ku ekipi gjerman është duke u përgatitur për garët e radhës.Benjamin Bus, Tobias Buk-Gramko, Bruno Kessler, Moritz Augenstein, Louis Gentzik dhe Max-David Briese, përfaqësues të Gjermanisë në çiklizmim, u plagosën rëndë pasi u përplasën nga një makinë.
Ata morën ndihmën e parë nga stafi mjekësor që shoqëronte skuadrën, ndërsa më pas u dërguan me autoambulanca në spital. Në një njoftim për mediat, Federata Gjermane e Çiklizmit siguroi se sportistët e saj kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve, shkaktari i aksidentit ishte një 89-vjeçar rezident. Ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur çiklistët, por që për fat të mirë tragjedia është evituar.