Një aksident është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Mësohet se një person me iniciale K.A ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për shkak të kësaj përplasje drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.