Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Vëllazërimi” në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Një automjet tip “Benz A Class” që drejtohej nga një femër, ka tentuar të parakalojë në mëyrë të gabuar urbanin dhe si pasojë janë përplasur të dyja mjetet.

Nga përplasja, një prej pasagjereve që ndodhej brenda urbanit ka pësuar lëndime dhe u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por pa pasoja serioze për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave.

Pamjet e aksidentit i përcjell për “DurrësLajm” operatori Denis Simaku.