Policia e Tiranës raportohet se ka shoqëruar tre protestues pas mbylljes së protestës së opozitës te Kryeministria.
Pas shoqërimit të tre protestuesve, deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt komisariatit 1 dhe 2.
Tre protestuesit janë ndaluar gjatë tubimit, ndërsa edhe kreu i PD-së i bëri thirrje publike policisë që t’i lirojë.
“I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik”, tha Berisha.
Nën sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita shqiptare mbajti protestën e katërt të thirrur nga Partia Demokratike, që kur drejtimin e mori Sali Berisha.