Një tjetër personazh me famë botërore rezulton pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për aktorin spanjoll, Antonio Banderas i njohur për rolet e tij në maskën e Zorro-s, i cili njofton përmes një postimi në rrjete sociale se ditëlindjen e tij të 60-të do ta festojë në karantinë.

“Dua të bëj publik që sot më 10 gusht, unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë, pasi kam rezultuar pozitiv për sëmundjen COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht, dhe i sigurt se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që medikamentet mjekësore të më lejojnë të kapërcej procesin infektiv që vuaj dhe që po prek kaq shumë njerëz në mbarë botën. Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar, pushuar dhe  për të vazhduar bërjen e planeve për të filluar t’i japin kuptim vitit tim të 60-të, në të cilin arrita me shumë entuziazëm. Një përqafim i madh për të gjithë”, shkruan ai krahas fotos së tij të fëmijërisë.