Fotot e fundit të Luana Vjollces kane shkaktuar komente te shumta mes fansave te saj. Një pjesë e mirë e njerëzve nëpër komentet e fotove të fundit të Luanës janë të mendimit se është ndërhyrë aq shumë në foto, sa moderatorja “ka përfunduar pa njërin krah”.

“Ku e ke krahun”, “Dora është pa krahun”, “Ke përdorur aq shumë photoshop sa ke fshirë krahun” janë disa prej komenteve që i ranë në sy edhe vetë Luanës.

Në komente, ajo i shkruan fotografes Fioralba Kryemadhi, që ka realizuar setin, se duhet t’i shpjegojë publikut ku e ka krahun. “E ke zhduk me photoshop?” ironizon ndjekësit Luana.

Ndërkohë fotografja përgjigjet se: Ka bo magji.

U mbetet fansave te besojne variantin qe u duket me i besueshem.