Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se ndonëse është kujdesur në maksimum, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave është infektuar me Covid-19.

Adelina ndan me ndjekësit simptomat që ka patur ndërsa ju bën thirrje qytetarëve që të mos e fshehin faktin që janë të infektuar nga ky virus dhe të mbajnë maska.

POSTIMI I PLOTË

Te dashur miq e familjare,

Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.

Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.

Une hasa ne keto simptoma

Para dy dite, pra;

Lodhje te madhe te trupit

Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.

Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.

Temperature 37.5

Pra keto ishin simptomet e mija

Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt! Me respekt Adelina Thaqi Meta.