Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Kjo nuk është aspak e habitshme, duke marrë parasysh se Beyonce së fundmi u vlerësua si femra që ka marrë më shumë çmime Grammy në gjithë historinë e artistëve.

Ajo ka arritur të rrëmbejë gjithsej 28 çmime ‘Grammy, ndërsa Jay Z ka fituar rreth 27 milionë dollarë më shitjen e albumeve të tij. Shifër kjo përballë të cilës, Beyonce ka fituar vetëm 15 milionë me albumin e saj.

Ndërkohë në turin e tyre “On the run II” ata kanë fituar 250 milionë dollarë. Në vitin 2017 Jay Z realizoi turin “4:44” ku fitoi 48.7 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2016 në turin “Formation World” Beyonce fitoi plot 256 milionë dollarë.