Mbrëmjen e djeshme në qendër të Shijakut u zhvillua spektakli i bukurisë “Miss dhe Mister Shijaku 2022”.

Triumfues të kësaj gare ishin bukuroshja Jonida Kllari e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Shijaku 2022” dhe Laert Sallaku, i cili u shpall “Mister Shijaku 2022”. 

Kryebashkiaku Arbana në një postim në rrjetet sociale thekson se po gjallërohet jeta kulturore dhe artistike e qytetit të Shijakut, ku pas tërmetit fokusi kryesor ka qenë rindërtimi.

Postimi i Arbanës:

Të dielë të mbarë për të gjithë!

Me pamjet nga spektakli “Miss dhe Mister Shijaku” 2022, që u zhvillua dje në qendër të qytetit të Shijakut.

Po gjallërohet jeta kulturore dhe artistike e qytetit të Shijakut, ku pas tërmetit fokusi ynë kryesor ka qenë rindërtimi.

Shumë shpejt na presin festa dhe organizime të tjera të bukura!