Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong 2023. Këngëtarja mundi të rrëmbente çmimin e publikut të Festivalit të 61 të Këngës.

Kënga fituese e Albina Kelmendit, “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi e vendoste theksin te rëndësia e familjes dhe kishte në qendër të subjektit një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme.

“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së çmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.

Ndërsa fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në edicionin e 61 nga juria u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”.

Çmimi i dytë i Fest’61 iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje, këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion.

2 Farm me këngën “Atomike”, rrëmbeu çmimin e tretë të Fest’61.

Me një televotim të hapur përgjatë dy netëve të fundit nga katër mbrëmje në të cilat u mbajt Festivali këtë vit publiku zgjodhi si përfaqësues për në Eurosong këngëtaren Albina Kelmendi bashkë me familjen.