Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi i ka vënë zjarrin automjetit të një personi, dhe ka dëmtuar mjetin e një tjetri, me të cilët ka lidhje familjare.

Burimet zyrtare njoftojnë se dy makinat, ajo e dëmtuar si dhe ajo e djegur ishin të parkuara pranë banesave.

“Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.