Foto ilustruese

Policia në Durrës ka shpallur në kërkim një shtetas italian për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Italiani në kërkim, shtetasi M. F., 53 vjeç, i cili banon në qytetin e Durrësit, dyshohet se ka mbajtur të mbyllur në një banesë me qira disa kafshë shtëpiake (këlyshë qeni), në kushte të papërshtatshme. Banesa ndodhet në lagjen nr. 15.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.