Shkrimtari durrsak, Shpend Topollaj ka festuar sot 75-vjetorin e lindjes.

Në drekën festive mes miqsh ishte i pranishëm dhe kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”, Z. Abdulla Deliallisi, i cili vlerësoi punën e tij të palodhur ndër vite duke e nderuar dhe vlerësuar me titullin e lartë “Mirënjohja e Qytetit” të Durrësit.

Ne adresën zyrtare në “Facebook” të shoqatës janë publikuar foto nga dreka, ku ndër të tjera theksohet se “shkrimtari durrsak e tërhoqi këtë titull me motivacionin: për kontributin e tij të vyer dhe profesionalizmin në fushën e letrave dhe kritën letrare“.

Postimi i plotë:

Pasditen e sotme në drekën festive të 7️⃣5️⃣ vjetorit të lindjes të shkrimtarit durrsak ✍📖 Z. Shpend Topollaj 👤 ishte i pranishëm dhe kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton” Z. Abdulla Deliallisi i cili e vlerësoi punën e tij të palodhur ndër vite në këtë 75 vjetor duke e nderuar dhe vlerësuar me titullin e lartë 🏅“Mirënjohja e Qytetit” të Durrësit. 📍

✍ Shkrimtari durrsak e tërhoqi këtë titull me motivacionin: për kontributin e tij të vyer dhe profesionalizmin në fushën e letrave dhe kritën letrare.

👥 Miq, shokë dhe intelektual durrsak e nderuan dhe e respektuan shkrimtarin Shpend Topollaj në këte 75 vjetor të lindjes.

📸 Foto: Luan Jaupi ©️