Një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, Etna, po nxjerr llavë dhe hi të fuqishëm.
Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3000 metrash.
Shpërthimi u vu re në kraterin e vullkanit të quajtur “Voragine”. Llava dhe hiri filluan të shpërthejnë fuqishëm nga ky krater. Kishte gjithashtu një rrjedhë llave nga krateri “Voragine” në kraterin tjetër, i quajtur ‘krateri i ri’.
Sipas vlerësimeve të Zyrës rajonale të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania, hiri i emetuar nga Etna arriti një lartësi prej afërsisht 4.5 kilometra dhe u zhvendos drejt juglindjes.
Mediat italiane raportojnë se u dyfishua numri i zjarrëfikësve në ishull.
“Pista në aeroportin e Catania është e papërdorshme për shkak të rënies së hirit vullkanik. Si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar”, tha aeroporti në një deklaratë.
An Italian photographer captured some incredible video of Mount Etna erupting explosively at the volcano's Voragine crater on Monday evening. pic.twitter.com/zUQvlC0WhC
— AccuWeather (@accuweather) July 3, 2024