DurrësLajm” publikon pamjet nga shpërthimi në pikën e shitjes së gazit në Shkozet ditën e sotme.

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, mbetën të plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia njofton se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.