Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes se drogës në doza të vogla.

Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar 46-vjeçari O.Sh., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan doza kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin:

O. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.