Një shqiptar nga Peshkopia është gjetur i vdekur në një furgon në Strugë të Maqedonisë.

Sipas medieve vendase, shqiptari F.Sh. 39 vjeç, është gjetur i vdekur brenda në një furgon të cilin e përdorte si strehë në fshatin Livadhi.

Policia gjeti brenda në furgon një pajisje me gaz i cili është përdorur për ngrohje. Dyshohet se shqiptari, i cili punonte si bari, ka vdekur si pasojë e një helmimi me monoksid karboni.

Pas procedurave, trupi do i dorëzohet familjarëve në Shqipëri.