25 dhjetor 2014 –  Kristo Athanasi, i biri i Petraqit nga Kazaja e Korçës lindi në 25 dhjetor 2014 në qytetitin e Sauthbrixhit (Southbridge) në Shtetine Masacusetit- SHBA. Me rastin e 100 vjetorti të lindjes ai dha një intervistë për mediat lokale të Shtetit të Masacusetit. Kristo tregon bukur dhe me logjikë të shëndoshë me gjithë moshën e shtyrë, sesi ai realizoi ëndërrën amerikane të cdo emigranti.Kristo, që 14 vjec punoi fort në firmën American Optical Co dhe njëkohësisht studionte në shkollën profesionale të mbrëmjes. Ai e filloi punën nga nxënës në laboratorin e gdhendjes së lenteve, derisa u bë mjeshtër i famshëm në këtë profesion. Në 1957 Kristo themeloi një kompani mjaft të suksesshme të quajtur Athbro Precision Engineering Corp.  Firma e tij prodhoi sistemet e drejtimit, të kontrollit dhe të navigimit (drejtimit të lundrimit) të Apollo 11, që ishte e para anije kozmike, që zbarkoi njeriun në sipërfaqen e Hënës. NASA i dërgoi Kristos një fotgrafi të Apollo-s 11 me dedikim, ndërsa i famshmi Instituti Teknologjik i Masacusetit e falenderoi publikisht kompaninë e Kristos për këtë arritje. Kristo e drejtoi biznesin e vet të makinave metalprerëse nga 1957 deri në 1972, kur doli në pension. Për 12 vjet rrjesht pasi doli në pension Kristo, që ishte mësuar të punononte e vetëm të punonte, dha mësim për 13 vjet rrjesht në shkollën tekniko-profesionale të qytetit të vet, Sauthbrixhit.

Sot Kristo 100 vjear është përsëri aktiv. Ai luan bixhoz me miqtë. Shëtit e bën pazarin në supermarket. Fatkeqësisht nuk mund të ngasë më makinën, sepse sytë nuk i shikojnë si më parë. Ai merr pjesë në jetën shoqërore të qytetit, ku u lind dhe jetoi për 100 vjet. Është i apasionuar për të ndjekur në TV ndeshjet e bejsbollit, basketbollit dhe volejbollit. Kristo sot ka gjallë vetëm vëllain e voglë Josif Athanasin, që ështe te  të 90-tat, ndërsa kanë ndërruar jety dy vëllezërit e tjerë Teodori dhe Samueli. Kristo ka katër nipa e mbesa, katër stërnipa e stërmbesa dhe një stër-stër-nip.

Kristo komunikon në anglisht, por kur nxehet ende shan në gjuhën e nënës, në shqip. Gazetarëve amerikanë, Kristo u tregon se dy vështirësitë më të mëdhaja në jetë  nuk ka qenë suksesi në biznes apo fitimi i parave por mundja e burokracisë amerikane dhe i paragjykimeve të baba Peçit. Kristo i lindur në 25 dhjetor 2014 u regjistrua në gjendjen civile 7 janar 1915. Kristos iu desh të bënte një betejë të gjatë me burokracinë për të siguruar, që në dokumentet zyrtare si patenta, numri i kartës së sigurimeve shoqërore etj të vihej datëlindja reale e tij. Fatkeqësisht doktori, që asistoi në lindjen e Kristos kishte vdekur tashmë në një aksident automobilistik. Certifikata e pagëzimit e regjistruar në librat e Kishës së vjetër ortodokse shqiptare në Morris Street nuk mund të gjendej, sepse kisha ishte djegur bashkë me gjithë dokumentacionin kishtar.

Beteja e dytë e Kristos ishte me të jatin Peçin. Kristo u martua me një irlandeze katolike duke dalë  kundër dëshirës së  të atit për t'u martuar me një shqiptare ortodokse. I jati pikërisht për këtë ia kishte ndaluar Kristos të shkelte në shtëpinë atërore pas këtij rebelimi kundra vullnetit patriarkal të babait. Kishin kaluar katër vjet, kur papritmas i ati i Kristos dhe i vëllai u takuan me Kriston, të shoqen dhe djalin 3 vjear të tyre në lulishte. Petrua u afrua të përkëdhelë të nipin, por i nipi u largua i trembur, sepse nuk e njihte gjyshin.

Menjëherë Petro urdhëroi të birin Kriston, që të dielën bashkë me nusen dhe djalin e vogël të vinin në shtëpinë atërore të ftur për drekë. Kjo ishte “beteja” e dytë më e vështirë e fituar nga kristo në 100 vjet jetë.

E tillë është historia 100 vjeçare e korçaro-amerikanit Kristo Athanasi!

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/