29 maj 2015 – Gjarpërinjtë kanë dalë sheshit në kryeqytet. Një javë më parë një prej tyre u fotografua ndërsa lëvizte në ndarësen e korsive pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Sot, faqja civita.al ka fiksuar një tjetër, në një zonë jo shumë larg nga i pari, pikërisht pas ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, në hyrje të Rrugës së Kavajës. Gjarpri është i ngordhur, pasi mund të jetë shtypur nga ndonjë makinë.

Është hera e parë që brenda pak ditësh zvarranikët e kësaj kategorie kanë dalë rrugëve të Tiranës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”