Shtyhet data e shpërndarjes së librave për klasat e 10-a dhe të 11-a.
Ndonëse shpërndarja e librave ishte parashikuar të bëhej sot, ajo është shtyrë për një datë tjetër.
Mësohet se Drejtoria Arsimore Rajonale u ka dërguar e-mail drejtorive të gjimnazeve në Tiranë.
Shkak i shtyrjes është bërë procesi i kategorizimit të teksteve.
Mësohet se katalogu pritet përpara 30 gushtit.