Vatrat e zjarrit në qarkun e Durrësit pothuajse janë të gjitha nën kontroll.

Burimet për “DurrësLajm” bëjnë me dije se flakët e zjarrit që kishin përfshirë një sipërfaqe rreth 5 dylym me shkurre dhe bimësi në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 6-të, janë fikur.

Ndërkohë një grup zjarrfikësish janë nisur për ndihmë në Qerret të Kavajës dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ndërsa përsa i përket vatrës së zjarrit në Kepin e Rodonin, Ministria e Mbrojtjes tha pak orë më parë se është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Deri tani në të gjitha zonat e prekura nga zjarri në qarkun e Durrësit nuk raportohet për dëme në njerëz apo banesa, përveç se dëme materiale.