Kreu i PD-së Sali Berisha kritikoi sot nga foltorja e Kuvendit mënyrën se si po zhvillohet seanca plenare.

“A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? Me çfarë lidhet me ju largimi i Nanos, drejtorit të përgjithshëm të policisë? Çfarë lidhje ka? Fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës, na fol pak për mullar pallatin. Pallat 8 katësh dhe flet këtu për mister”, u shpreh Berisha.

Teksa ish-kryeministri fliste, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi mikrofonin duke thënë se fjala e tij nuk ishte procedurë.