Në fshtarat e njësisë administrative Manëz me fondet e BE-së dhe FSHZH-së vijon puna për rindërtimin e kopshteve dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Deputeti Jurgis Çyrbja ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, i shoqëruar nga kryetari i Njesisë Administrative Muharrem Sula.

Me anë të statuseve të përditshme, deputeti i Durrësit na përcjell më shumë informacione rreth shkollave dhe kopshteve që po ndërtohen me standarde europiane.

Teksa temperaturat shënojnë vlerat më të larta të verës, Çyrbja tregohet mirënjohës ndaj punëtorëve fjalëpak e punëshumë, që vazhdojnë punën në kushte ekstreme për të ardhmen e të vegjëlve.
“Shtatori do i presë fëmijë e kësaj njesie me kushte bashkëkohore.
Jo pushim, vazhdojmë përpara me përmbushjen e premtimeve të dhëna”,
thekson deputeti.

Më tej në ndalesën e radhës, deputeti tregon se një komunitet prej 400 familjesh në Kuçok, do t’i çojnë fëmijët në një kopsht me standarde bashkëkohore të financuar nga BE.

Në fotot e shpërndara nga deputeti i zonës Çyrbja, mund të shihni edhe godinën e re të kopshtit në Manëz.