Dëshironi një dietë të shpejtë dhe efikase? Përdorni kumbullat e thara.

Dieta me kumbulla të thata klasifikohet si një dietë e shpejtë dhe u shërbehet të gjithë atyre që për një periudhë të shkurtër kohore (nga 3 deri 5 ditë) dëshirojnë të humbin 2 deri 3 kilogramë.

Kumbullat e thata janë të pasura me fibra dietale, sugjerohet te shumica e dietave të njohura. Përpos fibrave, është e pasur me antioksidues (betakarotinë), vitamina E, C. Kumbullat janë të pasura edhe me minerale, dallohen bakri dhe kaliumi.

Dieta me kumbulla të thata sugjeron konsumimin e 6 kumbullave të thata për porcion, që na furnizojnë me rreth 15 gr fruktozë dhe glukozë dhe me rreth 25 gramë karbohidrate.
Fryti i kumbullës është i pasur me fitonutriente, që e forcojnë sistemin imun, pakësojnë efektin e radikalëve të lirë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet si shkas i sheqerit. 

Është interesante 1/4 e gotës me kumbulla të thata në ditë sigurojnë 17 për qind të nevojave ditore për vitamina A dhe 15 për qind me fibra dietale, si dhe shumë kalium.