Gjatë stinës së dimrit, pavarësisht që mund të vishemi shumë trashë, asgjë nuk i mbron sytë nga i ftohti.

Por përse ndodh kjo?

Lotimi nga i ftohti, është një proces që lind si reaksion natyral i syve për të mbrojtur veten.

Për parandalimin e këtij fenomeni, një rëndësi të madhe ka regjimi ushqimor.

Boronicat dhe karotat i bëjnë mirë shikimit dhe vitaminat e shumta që ato përmbajnë parandalojnë edhe lotimin.

Gjithashtu çaji i kamomilit i aplikuar mbi qepallat e syve përmes garzave sterile parandalon irritimin e tyre, i cili në disa raste edhe i qetëson ata.