Edhe pse shumë e konsideronin rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” pa strategji dhe atë lojëtare jo shumë të fortë, Kiara ka lënë gjurmët e saj në format.

Dhe përtej lidhjes me Luizin, po flasim edhe për shprehjet e saj për shembull: “Më lër hapsirën time”, “Lëre të rrjedhë”, “Sinqerisht, realisht” etj.

Dhe pikërisht këto të fundit Kiara i ka vendosur në Bion e saj të Instagramit pas daljes nga reality-show.

Sakaq, ajo ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”.