Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme në qytetet Homs dhe Damask, në Siri. 57 persona, shumica civilë, mbetën të vrarë pas shpërthimit me bombë të dy makinave. Mediat shtetërore publikuan pamjet tragjike menjëherë pas sulmit, ku duken njerëzit që largohen, makina të shkatërruara, tym dhe gjak në rrugë. Të paktën katër shpërthime u dëgjuan më vonë në jug të Damaskut, të cilat shkaktuan të paktën 50 të vdekur. Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmeve në të dyja qytetet, të cilat prej kohësh kanë qenë në shënjestrën e organizatës terroriste. Homs është një nga qytetet e para në të cilat nisi edhe ofensiva e parë kundër presidentit Bashar Al Assad në vitin 2011, por që tashmë është nën kontrollin e forcave qeveritare. Sulmet ndodhën në një lagje kryesisht alevite, sekti i pakicës së cilës i përket presidenti Bashar Al Assad. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se një “marrëveshje e përkohshme” është arritur me Rusinë për një armëpushim të pjesshëm në konflikt.
Siri, bomba në Homs dhe Damask, mbi 110 të vdekur nga sulmet e Shtetit Islamik
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari
Kujdesi për veshkat te pacientët me kancer metastatik të fshikëzës urinare/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar
“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, gazetarja zbulon komunikimin me Shehajn
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë





