Një skandal i vërtetë ka ndodhur në tenis ku protagonist është bërë numri dy i botës Danil Medvedev.Rusi humbi në finale përballë bashkatdhetarit të tij Andri Rublev në turneun e Sinsinatit, por nuk mundi ta përtypte dot humbjen duke i shfryrë të gjitha nervat kameramanit. Gjithçka nisi pas përfundimit të setit të parë, ku Medvedev u përplas me kamerën duke lënduar dorën.
Loja u ndërpre për disa minuta pasi u desh ndërhyrja e mjekëve, por kaq iu desh Rublev të rrëmbente fitoren me përmbysje 2-1 me sete (2-6, 6-3, 6-3). Menjëherë pas përfundimit të lojës, Rublev iu drejtua ashpër kameramanit me fjalët:
‘’Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”.Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke dëmtuar shumë imazhin e numrit dy të botës në tenis.
Skandal në tenis, numri dy i botës i hakërrehet kameramanit pas humbjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dhuna ndaj babait dhe kunatës çon në zbulimin e arsenalit në Laç. Gjenden 5 kallëpë tritoli dhe armë me fishek në fole
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar
PDK ‘ia zë’ derën sërish Kurtit para Qeverisë: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues
Konflikt për pronën mes dy vëllezërve në Vlorë, arrestohet 47-vjeçari me pistoletë





