Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete. Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.