Nga Zamir Mati*

Ilirjan Xhixha është djali i piktorit të shquar durrasak Sali Xhixha, i rrritur në një familje artistësh ai pa tjetër do të ndiqte rrugën e të jatit i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në dekorin artistik të qytetit bregdetar, por emrin e piktorit Sali Xhixha e njohim qysh në ekspozitat e para kombëtare të artit figurativ krahas artistëve të tjerë të shquar të artit tonë kombëtar piktorit të popullit Abdurahim Buza, piktorit të popullit Foto Stamo, piktorit të merituar Nexhmedn Zajmi, skulptorit të popullit Odise Paskali, skulptori i popullit Janaq Paço, skulptorit të merituar Llazar Nikolla, skulptorit të merituar Sabri Tuçi, skulptorit
Dhimitër Çani, etj.
Ateliea e dekoreve të qytetit është ateliea e vetme ku kalonin të gjithë piktorët dhe skulptorët e ardhshëm që dashuria për ngjyrat dhe format i tërhiqte si në një atelie shkollë dhe ku mendimi dhe idetë përputheshin për të ardhmen e tyre. Ndoshta materialet , ngjyrat, realizimet edhe në përmasa të madha të dekoreve të çfaqeve teatrale, estradës koncerteve, pllakateve të vendosura në kënde të rrugëve dhe qytetit tëhiqnin edhe bashkëpunimin me artistët e ardhshëm, apo konsultimet në një ambjent krijues dekoresh për rrugëtimin e mëtejshëm në vazhdimin e shkollave artistike. Është një grup i tërë artistësh durrsakë që përqafuan këtë rrugë arti si skulptori i popullit Kristaq Rama, Nelo Lukaçi, Gavril Priftuli, Nikolet Vasia, Skënder Kokobodo, piktori i merituar Agim Faja, Agim Shami, etj apo piktorët grafistë që vazhuan punën në atelienë e dekoreve të qytetit si Ruzhdi Raklli apo skenografi Zef Ujkaj.
Është veprimtaria në vite e gjithë këtyre artistësh zhvillimi i arteve pamore në qytetin e Durrësit me ekspozita të vazhdueshme dhe me krijimim e atelieve të artistëve e të galerisë së arteve apo me hapjen e shkollës së mesme të artit.
Fatkeqësisht sot ne vetëm i kujtojmë si të një kohe të shkuar sepse qytetit i mungojnë. Ndoshta kohët e reja do të sjellin qëndra artistike ku përsëri do të zhvillohen artet dhe hapat e para janë hedhur me galiritë private.
Ilirijani u rrit në këtë atmosferë artistike dhe me një dëshirë të madhe studioi në institutin e lartë të arteve duke bërë katër vite studime me pedagogë për të cilët ruan respektin e pafud si skulptorët e popullit Kristaq Rama, e Thoma Thomai, Edi Rama, etj.
Kohët ndryshuan dhe ilirjani si shumë bashkëatdhetar u larguan nga vendi, ai ndërpreu studimet dhe për ilirjanin filloi një jetë e re në italinë fqinje, italinë ku çdo durrsak me fantazi priste një ditë të ftohtë të ngrinte deti apo kur të gjithë kujtonin e tregonin plot fantazi kohën kur hipnin në anijet dhe shkonin të bënin pazaret në Bari….italia ishte historia e lidhjeve shekullore dhe hijeshija e qytetit i dedikohej kohës kur ndërtimet arkitekturore me simbolet e bukura të një kohe tjetër asnjëherë nuk u prishën. Ishin vitet e vështira të 1967-68 kur u shëmbën edhe monumente fetare por askush nuk vuri dorë në godinën madhështore të bankës së qytetit ku në pjesën e sipërme të godinës arkitikti i saj kishte vendosur figurën nudo të pjellorisë por që gjithë qyteti e ndryshoi dhe e quante piratja Teuta simbol shekullor i udhëheqëses së fuqishme të ilirëve. Skulpturë që për të gjithë ishte edhe simbol i mbarësisë për detarët. Nudot në shkollën tonë ishin të domosdoshme në përgatitjen mjeshtërore të artistëve, por ekspozimi i tyre në ekspozita nuk e lejonte tematika, nuk mund të bëhej.
Dhe ishte një fat i madh ose një fuqi e jashtëzakonshme e mjeshtërisë artistike të disa veprave të realizuara nga artistë italianë në arkitekturën e kohës që në ato vite shpëtuan nga marrëzia, vënia dorë mbi nudon e bankës së Durrësit , nudot e maternitetit të Tiranës, figurat nudo të qeramikave të fasadës në portikun e bankës kombëtare dhe nudove të mozaikut të sallës rrethore të bankës së Tiranës,
Ashtu si për të gjithë artistët e rinjë edhe për skulptorin e ri ilirjan Xhixha këto vepra ishin një libër i hapur të cilat të tërhiqnin nga realizimi mjeshtërorë por që rekomandoheshin edhe nga mësuesit tanë të cilët ishin edhe mjeshtra të artit.
Në një kohë të vështirë për artin e kulturën të viteve 1970 në qytetin e Durrësit zbulohet anfiteatri një monument madhështorë i lashtësisë, ky zbulim dhe gjetjet arkeologjike pasuruan fondin muzeal të qytetit ku objektet e gurta, mermeret, skulpturat, mozaikët, fragmentet me shkrime e emra ilirë sollën një tjetër dimension kulturorë dhe një edukim e dashuri të veçantë jo vetëm për qytetin por për të gjithë kulturën shqiptare. Arkeologu Vangjel Toçi, poeti, studiuesi Moikom Zeqo, etj janë ata që mblodhën reth vetes në kërkimet e në muzeun arkeologjik artistët e rinjë e midis tyre punoi edhe ilirjani. Në këtë përfshirje pune kërkimore, studimore, restauruese ilirjan xhixha kreu një shkollë tjetër duke u edukuar nëpërmjet artit të lashtësisë për çka jepte pasuria e jashtëzakonshme e qytetit mijra vjeçarë.
Në itali ilirjan Xhixha u diplomua në Akademinë e arteve të bukura të Brerës për skulpturë në vitin 1998 dhe përsëri u diplomua po në të njëjtën akademi për pikturë në vitin 2003.
Kur flet me ilirjanin atij i zbulohet menjëherë meraku i mos diplomimit në institutin e lartë të arteve në tiranë ku me respekt kujton 4 vitet e studimit në pikturën monumentale dhe artistët pedagogë Edi Rama,Thoma Thomai dhe Kristaq Rama.
Çfarë zbuloi me krijimtarinë e tij artisti ?
Ndërtimin e veprës në natyrën e qytetit dhe në raport me arkitekturën dhe urbanizmin.
Format e tij skulpturore të ndihmuara nga sipërfaqet e reflektuese të dritës dhe efekteve pasqyruese të ndërthurura me sipërfaqet e e volumet e ngjyrës krijojnë skulptura të papritura dhe krejt origjinale jo vetëm në raport me mjedisin por edhe me dritën e ndryshueshme nga koha , dita dhe nata me efektet verbuese të dritës së drejtuar apo lëvizëse të qytetit.
Në raport me veprat dashamirësi bëhet pjesë në pasqyrim apo reflektim shumë formësh dhe me nuaca e detaje të ndryshushme nga sipërfaqet reflektuese
Ne ndjekim plot krenari dy linjat kuq e zi në sheshin qëndror të qytetit të Kavajës si një simbol madhështorë të përparimit dhe progresit kombëtarë.
Në të njëjtën raport vendosemi ne si spektatorë midis linjave gjigande reflektuese dhe elegante të dritës dhe veçanërisht të ndriçimit të mbrëmjes në qëndrën e qytetit të Durrësit.

Është Redoni perëndia ilire e detit, tërmeteve dhe kuajve e vendosur bukur në një kompleks sheshi e shatërvani pranë tores veneciane në bregdetin e qytetit.
Figurën e Redonit skulptori e ka ndërtuar me pjesë, pjesë ku hapsirat midis tyre dhe transparenca lejojnë fantazinë të ndërtoj siluetet e perëndisë së detit me plot copa qielli e pejsazhi herë herë duke coptuar edhe diellin e kuqerremtë të perëndimit.
Në të njëjtën mënyrë ndërton figurën e simbolit të qëndrës së teknologjisë së lartë të automobilave Ferrari kalin në kërcim që për skulptorin është edhe kali i detarit Kleosten nga qyteti i tij i Durrësit fituesi i Lojrave të 66-ta Olimpike të vitit -516 para erës së re.
Veprat e artistit ilirjan xhixha kanë zënë vend dhe zbukurojnë kënde dhe qytete të italisë, kënde, sheshe të qyteteve të Shqipërisë. Ato me origjinalitetin e tyre me format, ngjyrat, ndriçimin, pasqyrimet dhe reflekset plot variacione dhe idetë e mishëriruar në shprehjet moderne të artit tregojnë për një mjeshtëri artisti që respekton konceptet e ekuilibrave kompozicionalë, konceptet e drtës dhe hijeve në forma të shkëlqyera dhe reflektuese ku ndërthuren goditjet e jashtëme dhe të brëndëshme të dritave.
Në hapsirën e La Maison de l’Albanie një koleksion i vogël i veprave të artistit tërhoqi vëmëndjen e dashamirësve të artit por edhe kalimtarëve në këtë shesh të njohur të Parisit ku ngrihet skulptura e Luanit simbol i mbrojtjes së Republikës vepër e skulptorit Bertholdi autor edhe i statujës së lirisë në New York.
Vendosja përpara fasadës së qëndrës kulturore La Maison de l’Albanie të volumit skulpturorë 2m 30 cm të verdhë dhe dy faqe pasqyrim gjallëroi këtë kënd të sheshit të Parisit.
Zamir Mati*
*Piktor i Merituar