Festivali kulturor “Sllovenia në Durrës 2022”, dhuroi një atmosferë festive mbrëmjen e djeshme në sheshin “Liria”.

Aktiviteti i cili ka si qëllim prezantimin e veçantë të kulturës, zakoneve, muzikës dhe valleve sllovene, nisi në orën 19:00, ku mori pjesë edhe grupi i “ALDODANCE”.

Festivali “Sllovenia Durrës 2022”, do të vazhdoj sërish këtë të shtunë në sheshin “Liria”, ndërsa ditën e nesërme do të zhvendoset tek Kon-Katedrale “Shën Luçia”, në Durrës.