Në zbatim të vendimit të marrë nga qeveria, e diela e parë e çdo muaji do të jetë pa makina.

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore të qytetit bregdetar.

Në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00, vetëm në segmentet e mëposhtme:

-Bulevardi “Dyrrah”

Rruga “Grigor Durrsaku”

-Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve

Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.