Ditën e sotme në Shkup do të mbahen mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Maqedonisë së veriut dhe asaj të Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00”.

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:30, deri në 12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive. Gjithashtu në njoftim thuhet se në orën 12:30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media”, bëhet e ditur në njoftim.