Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja e Krujës akuzohet se së bashku me 9 persona të tjerë që janë arrestuar gjithashtu, ngritën një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK.

Sipas ILD, gjyqtarja e Krujës kishte dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.