Koronavirusi ka prekur edhe Barcelonën, ku janë regjistruar 7 raste pozitive, 5 prej të cilëve janë lojtarë.

Këto janë mbajtur të fshehta nga klubi katalanas, teksa këto i kanë nxjerrë dy mediat pranë klubit, “Mundo Deportivo” dhe “Radio Catalaunya 1”.

Të 7 personat e infektuar tashmë e kanë kaluar më të keqen, teksa thuhet se kanë qenë simptomatik.

Rastet pozitive, klubi i Barcelonës, i ka zbuluar pas testeve të kryera, teksa për këtë kanë njoftuar menjëherë Ligën.

Emrat e të prekurve nuk janë bërë të ditur, teksa tani nuk rrezikohet më dhe ndeshja e programuar më 13 qershor ndaj Majorkës do zhvillohet normalisht.