Te Gjermania ka shpresa që situata mund të përmirësohet përpara kampionatit europian të vitit të ardhshëm. 3 futbollistët Tomas Myler, Zherom Boateng dhe Mat Humels mund të marrin sërish ftesë te “Pancerat”, edhe pse tekniku Joakim Lëv u ka mbyllur derën që pas Botërorit të 2018-ës në Rusi.

Megjithatë, së fundmi thuhet se Federata Gjermane mund të bëjë prapakthehu. Sipas “Sport1”, thuhet se dhe nëse të 3 lojtarët nuk kthehen te “Pancerat”, të paktën njëri prej tyre do të ketë nderin të veshë sërish fanelën e Gjermanisë. Për këtë, është dakord dhe menaxheri i kombëtares Oliver Birhof.

Duke parë suksesin e parë në vitin 2020 dhe problemet e mëdha në mbrojtjen e kombëtares si dhe mungesën e lidershipit, në Gjermani po rritet presioni që 3 kampionët e botës në vitin 2014 të lejohen të kontribuojnë sërish për ekipin kombëtar.

Vendimi përfundimtar, do të mësohet në mars të 2021-shit kur të shpallet lista e lojtarëve që do të luajnë në kampionatin europian.