Elseid Hysaj insiston: dëshiron të largohet nga Napoli. Nuk gjen më hapësira me C.Ancelottin, mes dëmtimeve dhe zgjedhjeve taktike, anësori kuqezi e ka parë vetën jashtë ekipit të parë, madje në Champions as që është grumbulluar, vetëm 54 minuta në 3 ndeshje në Serie A. 25-vjeçari shqiptar dëshiron të luaj në vazhdimësi, për këtë arsye kërkon të ndryshojë ambient. Në verë ishte shumë pranë një transferimi te Roma, skuadër e cila nuk ka ndërmend të heq dorë nga Hysaj.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka negociuar në vazhdimësi me Petrachin, drejtorin sportiv të Romës, madje kanë gjetur dhe një akord paraprak. Roma ka gati një kontratë 5-vjeçare nga ku Hysaj do të përfitoj 2,5 milionë euro në sezon.

Lojtari është i gatshëm të ulet në çdo moment me drejtuesit e Napolit për të zgjidhur kontratën por De Laurentiis insiston, kërkon 20 milion euro për kartonin e tij.