Teuta do të luajë këtë fundjavë në Tiranë me Partizanin, një sfidë delikate për durrsakët që duan të vijojnë ecurinë e mirë edhe në kryeqytet, për të mos lëkundur pozitat që kanë në krye të renditjes së Superiores duke kryesuar bashkë me Bylisin e Ballshit.

Teuta ka të konfirmuar mungesën e maqedonasit Teodorovski në linjën e djathtë për arsye se është i pezulluar për shkak të të kuqes që mori në sfidën e fundit në Durrës me Kukësin.

Por së fundmi trajnerin Shkëmbi e shqetëson edhe një tjetër titullar që këtë sezon është duke treguar një formë mjaft të mirë.

Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Uendi Vecaj. Deri më tani është në dyshim dhe stafi mjekësor është duke i qëndruar afër shkodranit. Pasi Shkëmbi do ta ketë patjetër pjesë të skuadrës për sfidën e radhës në kryeqytet.