“Suning” tashmë e ka braktisur përfundimisht FC Jiangsunë.

Klubi kinez, deri pak kohë më parë në pronësi të familjes Zhang, pasi fitoi titullin kombëtar dhe më pas u braktis nga grupi investitor për pamundësi pagesash, falimentoi dhe nuk mundi të regjistrohej për kampionatin e ardhshëm.

Gjithë kësaj, siç ka shkruar e përditshmja italiane “Tuttosport”, i shtohen pagesat e munguara të rrogave dhe premiot për titullin.Madje, është raportuar se si shpërblim janë marrë vetëm disa aparate celularë.

Në këtë mënyrë “Suning” mendohet të jetë i përqendruar totalisht tek Interi, veçanërisht pas konfirmimit të huazimit të fundit prej 240 milionë eurosh.