Njeriu i dytë më i pasur në botë do të blejë AC Milan-in?

18/09/2019 - 12:13

Njeriu i dytë, më i pasur në botë ka ndërmend të blejë skuadrën AC Milan për 890 milionë paund! Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon me shpejtësi kudo në mediat italiane.

Sipas gazetës "Il Messaggero", me bazë në Romë, një nga njerëzit më të pasur të planetit, Bernard Arnault po bën një ofertë shumë tërheqëse për të marrë klubin që aktualisht gjendet nën pronësinë e Elliot Management- it.

Arnault, i cili ka mundur të sigurojë përfitime marramendëse falë markës së luksit Louis Vuitton, sot gëzon një pasuri prej 86 biliardë paundësh. Thuhet se "Elliot Management" nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë.

Megjithatë, duket se biznesmeni francez është i vendosur për të shpënë deri në fund objektitvin ; atë të zgjerimit të prandorisë së tij. Elliot Management mori përgjegjësinë e klubit mbi supe në vitin 2017.

Përsa i përket Arnault-it, një nga figurat kryesore të biznesit botëror zotëron kapitale të shumta falë edhe rrjetit të dyqaneve Sephora dhe kompanisë së shampanjë Dom Perignon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erjon Beu është nga ata durrsakë që kur dëgjon për arritjet dhe sukseset e tyre jashtë vendit, bën të ndjehet krenar çdo bashkatdhetar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian po afron dhe pasojat e saj do t’i ndjejë edhe futbolli.

Gabriel Barbosa prej janarit të këtij viti, luani huazuar nga Interi te klubi brazilian i Flamengos.

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqyte

Sherif Kallaku vazhdon të tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me fanellën e Teutës, duke shënuar gola të rëndësishëm për durrsakët.

Mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, ndërsa i mungoi vetëm goli.

Mund të humbasësh, por fiton përgëzimet e presidentit, si në rastin e ekipit të Flamurtarit, që u duartrokit në fund të ndeshjes nga Sina

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe