Rizvani kthehet tek Teuta, por tashmë si trajner portierësh

Postuar: 13/06/2018 - 13:34

Plotësohet stafi teknik i Teutës. Bledi Shkëmbi do të ketë si bashkëpunëtorë jo vetëm Irisi Selimin e Endri Vrapin, por edhe Bledian Rizvanin. Vrapit i ishte ofruar një rol në staf dhe mbrojtësi duket se e ka pranuar me kënaqësi. Ashtu si për Vrapin, edhe për Rizvanin kjo do të jetë e para eksperiencë në fushën e trajningut. Atij i është besuar përgatitja e portierëve, ndërsa ka qenë pjesë e bregdetarëve si “gardiani” i tyre për 13 edicione dhe gjatë karrierës ka provuar një aventurë dyvjeçare tek Erzeni i Shijakut, klub ku mbylli karrierën.

Gjithashtu, durrsaku luajti edhe për gjashtë muaj te Bylisi gjatë vitit 2017, përpara se të transferohej tek Erzeni. Rizvani ka një karrierë të gjatë në Kategorinë Superiore, ndërsa ka kryer me sukses të gjitha kurset e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku është pajisur edhe me licencat përkatëse nga UEFA.

Mbeten për t’u përcaktuar edhe disa detaje, ndërsa palët pritet të nisin nga puna për projektimin e sezonit të ri. Për herë të parë, presidenti Edmond Hasanbelliu ia beson klubin një trajneri të ri, ndërsa duket se ka shumë besim te Shkëmbi dhe stafi i tij. Në fakt, ai e njeh mjaft mirë të gjithë stafin teknik, pasi duke filluar nga trajneri i portierëve e deri te trajneri i parë Shkëmbi, i ka pasur të gjithë në skuadër gjatë presidencës së tij.

Shkëmbi ka zhvilluar një takim me kreun e klubit, ku kanë folur shumë për merkaton dhe fillimin e përgatitjeve. Hasanbelliu kërkon një ekip ku baza të jetë me lojtarë shqiptarë dhe duket se gjithçka po shkon në këto “shina”. Teuta e re pritet të jetë ambicioze, me një staf që kërkon ta “revolucionarizojë” këtë klub. Deri tani janë lakuar disa emra, por afrimi i vetëm deri në këtë moment është mbrojtësi i majtë i ardhur nga Besëlidhja, Edison Ndreca.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Sot ka nisur kompeticioni i shumëpritur i Ligës së Kampionëve, ku skuadrat elitare të Europës do të sfidojnë njëra tjetrën për trofeun

   Mediat spanjolle po raportojnë për një tronditje të sportit në këtë shtet ku kampionia e golfit Celia Barquin Arozamena është vrarë në

   Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane.

Policia ka nisur hetimet për incidentin e ndodhur gjatë një ndeshjeje në Premier League e Kenia-s, mes Zoo Kericho dhe Bandarit, ku një t

Marouane Fellaini është filmuar ndërsa godet me shuplakë, ose të paktën përpiqet, një tifoz që po filmonte atë dhe shokët e tij të skuadr

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar.

   Thomas Strakosha ishte heroi i fitores së Lazios kundër Empolit. Portieri shqiptar shmangu golin e barazimit në kohën shtesë.

   Portieri i Portos, Iker Casillas, do të nisë të martën sezonin e tij të 20 radhazi në Champions League, duke thyer rekordin e uellsian