Teuta mposhti Laçin me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në Durrës. Të 2 skuadrat nuk humbën kohë për t’u përgatitur dhe për të qenë në formë në startin e kampionatit.

Formacioni i Teutës ishte: Hidi, Frashëri, Osmani, Shkalla, Beqja, Sidibe, Gashi, Kallaku, Traore, Kamara, Progni. Trajner: Bledi Shkëmbi.Golat për skuadrën e Bledi Shkëmbit u shënuan në pjesën e dytë me autore Gerhard Prognin dhe të riun Qato.

Për sa i përket titullarëve të hedhur në fushë, si Shkëmbi ashtu dhe Prenga nuk kanë preferuar të bënin shumë ndryshime, duhet hedhur në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion. Te kurbinasit spikat aktivizimi i portierit vlonjat Sali si dhe i të riut Cokaj.